INFLAMACIONI PELVIK

INFLAMACIONI PELVIK

Sëmundja Inflamatore e Pelvisit (SIP) është një infeksion i organeve riprodhuese tek femrat. Kjo sëmundje mund të prekë uterusin, tubat e falopit, ovaret.
Inflamacioni pelvik shkaktohet nga bakteret, disa nga ato mund të jenë shkaktare edhe të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST).

Abscesi i formuar nga bakteret rritet në organet femërore dhe nxit dhimbjen pelvike, gjithashtu çon në shtatzëni jashtë mitre. Nëse lihet i patrajtuar, SIP mund të shkaktojë infeksion kronik dhe infertilitet.

Prandaj është e rëndësishme që nëse ndjeni shqetësime apo dyshoni për infeksion të drejtoheni sa më shpejt tek gjinekologu në mënyrë që të vendoset sa më herët diagnoza e saktë dhe të bëhet trajtimi i nevojshëm.