Inflamacioni Pelvik

Inflamacioni Pelvik

Sëmundja Inflamatore e Pelvisit (SIP) është një infeksion i organeve riprodhuese tek femrat. SIP ndodh kur bakteret lëvizin nga vagina dhe qafa e mitrës lart në mitër, vezore ose në tubat e fallopit dhe formojnë një absces.

Dy infeksione seksualisht të transmetueshme (IST) Gonorrhea dhe Klamidia, janë shkaqet kryesore të SIP.

SIP mund të çojë në probleme serioze si:

  • Sterilitet
  • Shtatzëni jashtë mitre
  • Dhimbje kronike të pelvisit

Prandaj është e rëndësishme që nëse ndjeni shqetësime apo dyshoni për infeksion të drejtoheni sa më shpejt tek gjinekologu në mënyrë që të vendoset sa më herët diagnoza e saktë dhe të bëhet trajtimi i nevojshëm.