02 Dhj Informacione mbi Laktacionin
Laktacioni është proçesi i prodhimit të qumështit i cili fillon që në periudhën e shtatzënisë.
Disa informacione mbi laktacionin për nënat e reja:
1-Dieta ushqimore mund të ndihmojë në shtimin e qumështit të gjirit.
2-Gjashtë muajt e parë të ushqyerjes me gji janë të domosdoshëm për bebin. Më pas duke qënë se fëmija fillon edhe ushqimin, qumështi i gjirit mundet gradualisht të ndërpritet.
3-Gjidhënia është një mënyrë komunikimi me fëmijën e cila përçon gjithashtu shumë dashuri.
4-Është normale që të porsalindurit të mos duan të shkëputen nga gjiri, edhe një orë të tërë.