Inseminimi artificial intrauterin

Inseminimi artificial intrauterin

Në çiftet që nuk kanë pengesa të mëdha për riprodhim ose kur numri dhe lëvizshmëria e spermatozoideve është pak nën normë, mund të përdoret IIU

(Metoda e Inseminimit Intrauterin). Në rastet që vlerësohen se i përmbushin parametrat e duhur, bëhet një përpunim laboratorik i spermatozoidëve, i cili përmirëson lëvizshmërinë e tyre duke rritur kështu shanset që ata të arrijnë të bashkohen me vezën.

Kjo është një teknikë që në disa raste mund të ketë rezultate të kënaqshme dhe me kosto të ulët në krahasim me teknika të tjera më të avancuara.