Inseminimi Intra Uterin

Inseminimi Intra Uterin

Inseminimi Intra Uterin (IIU) është një procedurë për trajtimin e infertilitetit në çift.
Materiali seminal i partnerit përpunohet në laborator për të veçuar spermatozoidët më aktiv dhe me morfologji normale për të rritur shanset e një shtatzënie. Më pas, materiali seminal nëpërmjet një kateteri të hollë futet në mitrën e gruas, në ditën kur gruaja do të ovulojë me qëllim fekondimin e vezës.

Kjo teknikë përdoret në rastet kur:
-Spermatozoidët janë në numër dhe lëvizshmëri më të ulët se vlerat normale, por gjithsesi brenda një kufiri të caktuar
-Gruaja ka probleme të qafës së mitrës, hormonale apo deficit të mukusit në qafën e mitrës
-Ka infertilitet të pashpjeguar

IIU mund të përsëritet deri në tre herë për të arritur rezultatin e dëshiruar. Kjo procedurë është e sigurtë dhe pa dhimbje, pas trajtimit mund të vazhdohen aktivitet ditore normalisht.

Për të kryer procedurën e IIU ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.