19 Jan Joga ne shtatzëni
Joga është një aktivitet fizik i dobishëm gjatë shtatzënisë.
Ajo ndihmon në rregullimin dhe përditësimin e frymëmarrjes si dhe mundëson relaksimin, duke ndihmuar të përshtateni me ndryshimet fizike të cilat ndodhin gjatë shtatzënisë, punës dhe lindjes.
Aktiviteti i jogës qetëson mendjen dhe trupin tuaj duke siguruar lehtësimin e stresit, gjithashtu ndikon dhe në relaksimin e muskujve si dhe krijimin e elasticitetit të tyre, e cila ndihmon dhe gjatë proçesit të lindjes.
Të praktikosh klasa joge para lindjes është gjithashtu një mënyrë shumë e mirë për të njohur dhe biseduar me nënat e tjera, duke ndarë eksperienca të reja së bashku.