29 Jan Kafeja në shtatzëni
Kur një grua shtatzënë konsumon një filxhan kafeje, kafeina kalon lehtësisht placentën dhe futet në lëngun amniotik dhe në qarkullimin e gjakut të fëmijës. Metabolizmi i fetusit është akoma duke u zhvilluar, prandaj ai ekspozohet ndaj efekteve të kafeinës për një kohë më të gjatë se nëna.
Studimet tregojnë se një ekspozim i tillë i fetusit ndaj kafeinës mund të shkaktojë dështime, lindje premature ose peshë të vogël në lindje të fëmijës. Këshillohet një përdorim i moderuar i kafesë si burim kryesor i kafeinës, për shëmbull të mos konsumohet më tepër se 1 kafe në ditë.