KANCERI I CERVIKSIT

KANCERI I CERVIKSIT

Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet nga virusi HPV, human papillomavirus.

Infeksioni nga HPV është njëkohësisht dhe sëmundja seksualisht e transmetushme më e përhapur sot në botë. Ka gjithësej 40 tipe të HPV prej të cilëve vetëm disa shkaktojnë kancer.

Ndërgjegjësimi ndaj kancerit të qafës së mitrës shërben për të informuar gratë sesi ky kancer mund të parandalohet .

Kjo do të thotë se:

– Të gjitha femrat seksualisht aktive këshillohet të bëjnë rregullisht analizën e Pap-test.

– Vajzat dhe gratë duhet të njohin simptomat e kancerit të qafës të mitrës dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse përjetojnë  ndonjë prej tyre.

Pranë klinikës sonë mund të realizoni analizën e Pap-testit si dhe të merrni informacionin e nevojshëm në lidhje me infeksionet e HPV dhe pasojat e tyre.