KANCERI I QAFËS SË MITRËS

KANCERI I QAFËS SË MITRËS

Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje që prek më shpesh gratë  midis moshës 35 deri në 45 vjeç.

Shenjat e para shfaqen në sipërfaqe të cerviksit. Në rastet kur vërehen herët  nga mjeku mund të shmanget zhvillimi i kancerit.

Vaksinimi i vajzave gjatë adoleshëncës(para se të fillojnë aktivitetin seksual) kundër Papilloma virus, i cili është shkaktari i kancerit të qafës së mitrës, së bashku me kryerjen e vizitave dhe testeve mund të reduktojë mundësinë e shfaqjes së kancerit në 85-90%.

Disa nga simptomat janë:

-Gjakderdhje jonormale vaginale ndërmjet periodave

-Dhimbje gjatë urinimit ose pas marrdhënieve seksuale

-Sekrecione vaginale të shoqëruara me aromë të rëndë

-Dhimbje në zonën pelvike apo në gjymtyrët e poshtme

-Humbje peshe, lodhje apo mungesë të oreksit

Mënyra më e mirë për ta parandaluar është duke bërë vizita të rregullta tek gjinekologu dhe kryerja e testeve të nevojshme.

Në qoftë se dëshironi që këto ekzaminime  ti kryeni pranë Klinikës tonë ju lutemi të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32  dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.