31 Kor Keni qënë shumë aktive para shtatzënisë ?
Të mirat e sportit dhe të aktivitetit fizik në shëndetin e përgjithshëm të organizmit janë të shumta. Për atë pjesë të grave që kanë qënë shumë aktive para shtatzënisë kemi disa këshilla :
– Shmangni sportet që përfshijnë shumë kontakte fizike si basketbolli apo vollejbolli.
– Kufizoni aktivitetet që mund tju shkaktojnë humbje të balancës apo rrëzime si kalërimi, gjimnastika, etj.
– Biçikleta herët në shtatzëni duhet të jetë pa rrezik në rast se ju zakonisht e keni përdorur atë, por duhen eliminuar xhirot shumë të gjata e sforcuese apo ngjitjet në terrenet e vështira malore.
– Zhytjet me maskë oksigjeni apo jo janë të rrezikshme për bebin ndaj duhet të eliminohen.