Kistet Orvariale

Kistet Orvariale

Në rastet e dhimbjeve abdominale ose parehatisë mund të mendohet për praninë e kisteve orvariale. Këto “xhepa” të mbushur me likuid ose me inde jo gjithmonë janë të rrezikshëm.

Kistet diagnostikohen gjatë ekzaminimeve që bëhen nga mjeku gjinekolog dhe gjithashtu mund të vendoset trajtimi ose heqja e tyre me metodat më të përshtatshme.

Jo të gjitha llojet e kisteve kanë nevojë për të kryer ndërhyrje, siç janë kistet folikulare të cilat nuk shkaktojnë dhimbje dhe zhduken vetë pas disa muajve.

Nevojitet ndërhyrja në rastet e mëposhtme:
– Teratomat: gjenden në trupin e gruas që nga lindja, kanë në përbërje inde të ndryshme, flokë, yndyrë dhe mund të kthehen në kanceroze
– Kistoadenomat: kanë zhvillim beninj por duhet hequr kur paraqet rrezik për tu kthyer në kanceroze
– Endometriozat: formohen nga zhvillimi i qelizave endometriale në mënyrë të pakontrolluar. Këto formacione janë të dhimbshme.
– Kistet kancerogjene: janë të rralla, një histori familjare mund të rrisë shanset për shfaqjen e tyre.
– Disa gra zhvillojnë një gjendje të quajtur sindroma e vezoreve policistike. Kjo gjendje do të thotë që vezoret përmbajnë një numër të madh kistesh të vogla. Mund të shkaktojë zmadhimin e vezoreve. Nëse nuk trajtohet, vezoret policistike mund të shkaktojnë infertilitet.

Ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar dhe për të ndjekur zhvillimin e cisteve dhe trajtimin e tyre.