KISTET OVARIALE

KISTET OVARIALE

Në rastet e dhimbjeve abdominale ose parehatisë mund të mendohet për praninë e kisteve orvariale. Këto “xhepa” të mbushur me likuid ose me inde janë të shpeshta tek gratë. Jo të gjitha kistet ovariale janë të rrezikshme.
Tipet e kisteve janë:
-Folikulare: janë më të shpeshta dhe zhvillohen gjatë ciklit menstrual, këto formacione nuk shkaktojnë dhimbje dhe zhduken vetë pas disa muajve.
-Teratomat: gjenden në trupin e gruas që nga lindja, kanë në përbërje inde të ndryshme, flokë, yndyrë dhe mund të kthehen në kanceroze
-Kistoadenomat: kanë zhvillim beninj por duhet hequr kur paraqet rrezik për tu kthyer në kanceroze
-Endometriozat: formohen nga zhvillimi i qelizave endometriale në mënyrë të pakontrolluar. Këto formacione janë të dhimbshme.
-Kistet kancerogjene: janë të rralla, një histori familjare mund të rrisë shanset për shfaqjen e tyre.
-Disa gra zhvillojnë një gjendje të quajtur sindroma e vezoreve policistike. Kjo gjendje do të thotë që vezoret përmbajnë një numër të madh kistesh të vogla. Mund të shkaktojë zmadhimin e vezoreve. Nëse nuk trajtohet, vezoret policistike mund të shkaktojnë infertilitet.
Cistet diagnostikohen gjatë ekzaminimeve që behën nga mjeku gjinekolog dhe gjithashtu mund të vendoset trajtimi ose heqja e tyre me metodat më të përshtatshme.

Ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar dhe për të ndjekur zhvillimin e cisteve dhe trajtimin e tyre.