02 Dhj Klinike moderne dhe kushte komode
Klinika jonë prej vitit 2016 është transferuar në ambiente të reja dhe moderne, ku jemi përpjekur që të krijojmë kushte sa më të mira për pacientët tanë.
Përveç profesionalizmit dhe përkushtimit me të cilët synojmë t’ju shërbejmë pacientëve, për ne është e rëndësishme që ata të ndjehen njëkohësisht sa më komodë gjatë vizitave dhe trajtimeve në klinikë.
Mund të na gjeni në rrugën “ZONJA ÇURRE“ , mbi Tregun Elektrik në Tiranë.
Gjithashtu ju mund të kontaktoni nëpërmjet numrave të kontaktit +355 4 222 36 32; Cel: +355 67 27 33 333 dhe nëpërmjet email-it: info@klinikagliozheni.com
Ju ftojmë të vizitoni website-in për tu informuar mbi shërbimet që Klinika Gliozheni ofron: www.klinikagliozheni.com