05 Shk Koleostaza hepatike gjatë shtatzënisë
Koleostaza hepatike (KH) njihet gjithashtu në gjuhën popullore edhe me emrin “kripërat e mëlçisë”. Ky është një çrregullim serioz i mëlçisë, që prek një numër të vogël të grave shtatzëna, zakonisht në trimestrin e 3-të.
Shkaqet që çojnë në shfaqjen e kësaj sindrome janë ende të paqarta, por mendohet që nxiten nga hormonet gjatë shtatzënisë të cilat çojnë në rritjen e përqëndrimit të bilës në gjak dhe mundet të shkaktojnë kruarjeve në lëkurë.
Bebet e lindura nga gra me sindromën KH kanë gjasa të lindin prematurë.
Simptomat e gruas shtatzënë përfshijnë:
-Kruarje në pëllëmbë dhe në shputat e këmbës të cilat përkeqësohen gjatë natës.
-Urinë në ngjyrë të errët.
-Zverdhje të lëkurës.
Këto simptoma largohen disa ditë pas lindjes së bebit. KH diagnostikohet përmes analizave të gjakut që kontrollojnë funksionimin e mëlçisë.