20 Jan Kolposkopia
Ky ekzaminim sugjerohet të kryhet kur:
– Pap testi ka treguar për praninë e qelizave anormale
– Testi HPV ka dalë pozitiv
– Cerviksi duket anormal kur mjeku merr mostrën për Pap test
– Pacientja ka gjakderdhje jonormale, për shëmbull pas marrdhënies seksuale
– Pas vizitës gjinekologjike vërehen lezione ose plagë në vaginë ose cerviks
Gjatë kolposkopisë nëqoftëse e shikon të nevojshme gjinekologu mund të marrë edhe një mostër për t’i realizuar më tej biopsinë.
Skrinimi i qafës së mitrës për neoplazi ka zvogëluar incidencën dhe vdekshmërinë nga kanceri i qafës së mitrës dhe e ka rritur shkallën e shërimit nga kanceri cervikal.
Ju mirëpresim pranë klinikës tonë për të kryer vizitën gjinekologjike dhe procedurën e kolposkopisë.
Ju mund të kontaktoni në numrat tel. : +355 4 222 36 32 dhe cel. :+355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.