07 Kor Kolposkopia
Kolposkopia është një procedurë e cila kryhet me anë të kolposkopit, për të vëzhguar qafën e mitrës (apo vulvën ose vaginën, nëse dyshohet një anormalitet) pa shkaktuar dhimbje.
Kolposkopia ka efekt diagnostikues por nëqoftë se e shikon të nevojshme, gjinekologu mund të marrë edhe një mostër për të kryer më tej biopsinë.
Skrinimi i qafës së mitrës për neoplazi ka zvogëluar incidencën dhe vdekshmërinë nga kanceri i qafës së mitrës dhe e ka rritur shkallën e shërimit nga kanceri cervikal.
Ju mirëpresim pranë klinikës tonë për të kryer vizitën gjinekologjike dhe procedurën e kolposkopisë.
Ju mund të kontaktoni në numrat tel. : +355 4 222 36 32 dhe cel. :+355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.