Kolposkopia

Kolposkopia

Kolposkopia është një procedurë e cila kryhet me anë të kolposkopit, për të vëzhguar qafën e mitrës (apo vulvën ose vaginën, nëse dyshohet një anormalitet) pa krijuar dhimbje.

Kolposkopi është një aparaturë zmadhuese optike që i lejon gjinekologut të bëjë një ekzaminim të detajuar.

Ky ekzaminim sygjerohet të kryhet kur:

-Pap testi ka treguar për praninë e qelizave anormale

-Testi HPV ka dalë pozitiv

-Cerviksi duket anormal kur mjeku merr mostrën për Pap test

-Pacientja ka gjakderdhje  jonormale, për shëmbull pas marrdhënies seksuale

-Pas vizitës gjinekologjike vërehen lezione ose plagë në vaginë ose cerviks

Gjatë kolposkopisë nëqoftëse e shikon të nevojshme gjinekologu mund të marrë edhe një mostër për t’i realizuar më tej biopsinë.

Ju mirëpresim pranë klinikës tonë për të kryer vizitën gjinekologjike dhe procedurën e kolposkopisë.

Ju lutemi të kontaktoni në numrat tel. : +355 4 222 36 32  dhe cel. :+355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.