Komunikimi nënë fëmijë

Komunikimi nënë fëmijë

Që nga momenti i lindjes bebi mund ti hapi sytë pas 1 deri 20 minutash. Pra kontakti i parë i syve midis nënës dhe fëmijës i cili konsiderohet shumë i rëndësishëm në proçesin e lidhjes midis tyre ndodh mjaft herët.

Gjatë 2-3 muajve të parë zhvillimi i një mardhënieje të shëndetshme nënë-fëmijë  bazohet në komunikimin e ndërsjelltë midis tyre me anë të sinjaleve që dërgon bebi duke zhvilluar aftësinë e tij imituese, rregulluar stimulimin pamor dhe dëgjimor. Nga ana tjetër nëna e mbështet këtë zhvillim duke u përpjekur ti kuptojë dhe  t’ju përgjigjët kërkesave të tij.