Kondilomat

Kondilomat

Kondilomat janë lytha gjenital të shkaktuara nga human papiloma virus – HPV dhe mund të krijohen pas kontakteve seksuale të pambrojtura.

Kondilomat shfaqen në lëkurë dhe membranat mukozale të organeve gjenitale ose në zonën e anusit dhe në kavitetin oral.

Kondilomat mund të jenë të sheshta ose të grupuara në lëkurë. Të dyja tipet mund të shoqërohen me kruarje, djegie dhe ndjesi parehatie.Lythat gjenital mund të mos detektohen për një kohë të gjatë sidomos kur ato gjenden në brendësi të organeve gjenitale, si cerviksi.

Në këto raste ato mund të evidentohen nga mjeku.Këshillohet të shmangen marrëdhëniet seksuale rastësore të pa mbrojtura, një higjenë personale e përshtatshme dhe të kryhen vizita vjetore për të parandaluar kondilomat.

Nëse jeni të interesuar të kryeni një vizitë, ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32  dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.