29 Maj KONSUMIMI I USHQIMEVE TË DETIT NË SHTATZËNI
Ushqimi i detit mund të jetë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave, hekurit dhe zinkut të cilat janë lëndë ushqyese thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e foshnjës. Acidet yndyrore të omega-3 nxisin zhvillimin e trurit tek bebi.
Gjithsesi disa lloje peshku mund të përmbajnë nivele të larta të merkurit. Edhe pse merkuri në ushqimet e detit nuk është shqetësim për shumicën e të rriturve, duhet patur kujdes gjatë shtatzënisë ose kur planifikohet një shtatzëni pasi prania e tij në qarkullimin e gjakut mund të dëmtojë trurin dhe sistemin nervor të foshnjës në zhvillim.
Disa nga zgjedhjet me të sigurta janë:
- Trofta
- Salmoni
- Sardelet
- Merluci
- Karkalecat
Gjithashtu është e rëndësishme që peshku të jetë i gatuar mirë. Një mënyrë tjetër për të përftuar omega-3 është edhe konsumimi i vajit të peshkut, të arrave apo produkteve të sojës.