17 Mar Konsumimi i vezës
Veza është mjaft ushqyese gjatë shtatzënisë, por duhet të siguroheni që ajo të jetë e gatuar mirë.
Veza e gjallë ose e pagatuar mirë mund të përmbajë organizma si bakteri Salmonela i cili shkakton helmim.
Nëse infektoheni me Salmonela, mund të keni simptoma si: të vjella, diare, temperaturë të lartë dhe dehidratim. Në rastet më të rënda helmimi mund të çojë në lindje të parakohëshme ose abort.