Kontraktimet Braxton Hicks

Kontraktimet Braxton Hicks

Braxton Hicks janë kontraktime të herë pas hershme të mitrës të cilat mund të jenë të pranishme që në fillim të shtatzënisë.

Kontraktimet Braxton Hicks mund të ngatërrohen me kontraktimet e rregullta por ka disa ndryshime mes tyre të cilat janë:

Kontraktimet Braxton Hicks:

Nuk janë të rregullta në kohë.
Ndryshimi i pozicionit ndalon kontraktimet.
Nuk ju pengojnë të kryeni aktivitet.
Këto kontraktime janë te bezdisshme por jo të dhimbshme.

Kontraktimet e rregullta :

Janë të rregullta dhe zgjasin rreth 30 sekonda.
Janë të vazhdueshme dhe nuk ndalojnë nëse ndryshoni pozicionin.
Janë të forta dhe nuk ju lejojnë të kryeni aktivitet.
Kontraktimet e vërteta sa vijnë dhe bëhen më të dhimbshme.