Kordoni i kërthizës

Kordoni i kërthizës

Kordoni dhe gjaku që gjendet në kordonin umbelikal, mund të ruhen me qëllim që të përdoren nga vetë fëmija në rast nevoje në të ardhmen ose t’u dhurohen pacientëve që mund të kenë nevojë.

Ato përmbajnë disa qeliza me aftësi të mëdha ripërtëritëse, që quhen qelizat staminale.

Ka disa banka të posaçme për ruajtjen e këtij gjaku në vënde të ndryshme të botës. Kjo bëhet me miratimin  me shkrim të pacientes përpara se ajo të lindë.