03 Pri Kosi në shtatzëni
Gjatë shtatzënisë duhet të konsumohen më shumë proteina dhe një sasi më e lartë e kalçiumit për të përmbushur edhe nevojat e fetusit në rritje.
Qumshti dhe nënproduktet e tij:
– Përmbajnë proteina esenciale të cilat merren vetëm nëpërmjet ushqimit si për shëmbull, kaseina.
– Janë burimi më i mirë i kalçiumit dhe kanë fosfor në sasi të lartë.
-Janë të pasura me disa nga vitaminat B, magnez dhe zink.
Kosi, ndër nënproduktet është ai më i pasuri me kalçium. Njëkohësisht kosi mbart disa baktere “të mira” probiotike, të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Bakteret probiotike reduktojnë komplikacione si preeklampsia, diabeti gjatë shtatzënisë, infeksionet vaginale dhe alergjitë.