03 Sht Kriteret për dhurimin e vezëve
Ekzistojnë kritere të caktuara, të cilat aplikohen përpara se një grua të konsiderohet për dhurimin e vezëve. Gruaja që dhuron vezë normalisht duhet:
-Të ketë një moshë më pak se 35 vjeç
-Të mos ketë probleme shëndetsore, fizike apo psikologjike
-Të mos ketë sëmundje gjenetike ose infeksione që mund të transmetohen si tek marrësja e vezëve dhe fëmija që mund të lindë pas fertilizimit të vezës.
-Të ketë një stil jete të shëndetshëm
Preferohet qw dhuruesja të ketë të paktën njw fëmijw. Ajo duhet të kryejë një sërë kontrollesh mjekësore dhe analizash të detyrueshme kur bëhet pjesë e programit të dhurimit dhe gjithashtu ruhet anonimati.
Tw bwhesh pjesw e kwtij programi do të thotë ti bwsh dikujt dhuratën më të bukur, atë të lumturisë qw sjell njw jetw e re.
Nëse jeni të interesuar të dhuroni vezë ose keni nevojë për një dhuruese, ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.