Kujdesi në shtatzëni

Kujdesi në shtatzëni

Shumica e grave përjetojnë fryrje të këmbëve gjatë shtatzënisë. Kjo ndodh për shkak të lëngjeve të shtuara në organizëm, shtypjes që ushtron në vena uterusi në rritje si dhe për shkak të ndryshimeve hormonale.

Zakonisht fryrja zhduket pas lindjes, por ka raste, ndonëse të rralla, kur këmbët mund të rriten deri në një masë këpucësh. Shtimi në peshë gjatë shtatzanisë e favorizon këtë dukuri.

Gjatë shtatzënisë këmba, kavilja dhe kërciri duhet të jenë stabël, pasi disa ligamente lëshohen.  Gjithashtu me rritjen e barkut, ekuilibri i trupit ndryshon dhe me takat e larta gruaja mund të lëkundet.  Prandaj idealja do të ishte të vishnit këpucë pa taka dhe të rëhatshme.