Kur do të lindë fëmija ?

Kur do të lindë fëmija ?

Shtatzënia llogaritet të zgjasë 40 javë nga dita e parë e menstruacioneve të fundit ose 38 javë nga dita e konceptimit.
Lirimi i vezës dhe fekondimi ndodhin normalisht 2 javë më pas, por është më lehtë të mbahet mend dita e fillimit të menstruacioneve të fundit.
Megjithatë mesatarisht vetëm 5% e lindjeve ndodhin në datën e parashikuar. Shumica e bebeve lindin një javë më parë ose më vonë datës së parashikuar.
Shtatzënia normale zgjat 38 deri në 42 javë.