14 Pri Kuriozitet
Një në 2000 bebe lind me dhëmbë. Këta quhen dhëmbë natale, nuk kanë rrënjë dhe mund të bien lehtësisht. Prandaj hiqen sa më parë të jetë e mundur. Kryesisht ata që shfaqen janë inçizivët e poshtëm. Normalisht dhëmbët e parë të fëmijës, ata të qumështit, do të dalin pas rreth 6 muajve të parë të jetës.