Kuriozitet

Kuriozitet

Në mitrën e nënës bebet zhvillojnë një mbulesë me qime në të gjithë trupin, e cila quhet Lanugo (nga latinishtja, Lana, “i/e leshtë”).

Kjo mbulesë shërben si mbrojtëse e lëkurës delikate të bebes nga lëngu amniotik, ku fëmija jeton i rrethuar për një kohë të gjatë. Këto qime mbajnë edhe dyllin e bardhë mbështjellës të bebes, i cili e mban atë të ngrohtë dhe të hidratuar gjatë shtatzënisë dhe ndihmon në lehtësimin e proçesit të lindjes.

Zakonisht kjo mbulesë bije para lindjes së fëmijës rreth muajit të 7ose të 8-të të zhvillimit, por ka edhe raste kur është e pranishme tek foshnja e porsalindur.  Lanugo largohet plotësisht brenda disa javësh pas lindjes.