Led Weaning tek bebet

Led Weaning tek bebet

‘’Led weaning’’ është një metodë e futjes së ushqimit të ngurtë tek foshnjat, ku ushqimi në trajtë pure dhe me lugë anashkalohet tërësisht në favor të vetëushqyerjes me gishta nga ana e fëmijës.

Gradualisht, zgjerohet menuja e bebes për të përfshirë ushqime më të ngurta ose të copëtuara për t’u konsumuar me duar.

Kjo metodë fillon në periudhën 6 muajore e në vazhdim ku ideja e kësaj metode është që foshnja të eksplorojë ushqime me tekstura të ndryshme dhe të vetërregullojë sasinë e ushqimit që dëshiron të hajë.

Së fundi, foshnjat fillojnë të konsumojnë të njëjtat ushqime me të gjithë familjen gjatë vaktit kur janë rreth 12 muajsh.