LEEP (loop electrosurgical excision procedure)

LEEP (loop electrosurgical excision procedure)

LEEP (loop electrosurgical excision procedure) përdoret për të larguar nga cerviksi qelizat jonormale apo prekanceroze me anë të një ansë e cila luan rolin e bisturisë elektrokirurgjikale.
Mjeku e rekomandon këtë procedurë kur vëren ndryshime në qafën e mitrës gjatë kolposkopise apo kur rezultatet e Pap testit janë anormale.
Qelizat jonormale mund të jenë:
rritje beninje ose polipe por mund të jenë edhe qeliza prekanceroze që mund të zhvillohen në kancer të qafës së mitrës.
Me anë të LEEP gjinekologu gjithashtu diagnostikon dhe trajton lythat gjenital të cilët flasin pwr praninë e HPV (human papilloma virus) që rrit shanset për kancerin e qafës së mitrës.
LEEP është një procedurë e sigurtë dhe e shpejtë e cila kryhet pasi ka përfunduar cikli menstrual nën anestezi lokale. Pasi i nënshtrohet LEEP, pacientja duhet të këtë kujdes për higjienën personale dhe nuk duhet të kryejë marrdhenie seksuale deri në 2-tre javë. Info klinika