Leja e shtatzënisë

Leja e shtatzënisë

Në bazë të ligjit për Sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, periudha e përfitimit të lejes së shtatzënisë është 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimium prej 35 ditësh para dhe 42 ditë pas lindjes së fëmijës.

Për gratë që kanë më shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit është 390 ditë kalendrike, me një minimum prej 60 ditësh para dhe 42 ditë pas lindjes.

Po në bazë të ligjit, gruaja ka të drejtë të përfitojë 80% të pagës mesatare të vitit të fundit kalendarik, për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes dhe 50% e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik për periudhën tjetër në vazhdim.