07 Tet Lëngu Amniotik
Fëmija në mitrën e nënës “noton” në lëngun amniotik, në brendësi të dhomëzës membranoze që e mbështjell.
Lëngu amniotik ndihmon që:
– Bebja në zhvillim të lëvizë në mitër, për të mundësuar një rritje normale të kockave.
– Mushkëritë dhe aparati tretës të zhvillohen siç duhet.
– Temperatura rreth fëmijës të jetë e duhura.
– Fëmija të jetë i mbrojtur nga tronditjet e jashtme.
Për shkak të rëndësisë së lëngut amniotik, gjatë kontrolleve rutinë të gruas shtatzënë, mjeku kontrollon sasinë e lëngut amniotik. Kjo matje quhet AFI (indeksi i lëngut amniotik).