levizjet e fetusit

levizjet e fetusit

Momentet më të këndshme të shtatzënisë janë lëvizjet e fetusit. Kryesisht këto lëvizje mund të ndjehen ndërmjet javës së 16-të dhe të 25-të të shtatzënisë.

Në shtatzëninë e dytë lëvizjet fetale ndjehen më herët, rreth javës së 13-të. Shpeshherë këto levizje ndjehen kur nëna është shtrirë dhe në momente qetësie.

Në trimestrin e tretë, levizjet e fetusit janë më të forta dhe shpesh referohen si goditje. Tashme muskujt e fëmijës janë forcuar dhe lëvizjet janë më të forta dhe të shpeshta.