Lëvizjet e fetusit

Lëvizjet e fetusit

Një nga momentet më emocionuese në shtatzëni është kur ju ndjeni lëvizjet e para të vogla të fëmijës tuaj. Këto lëvizje ju sigurojnë se i bebi po zhvillohet dhe ju ndihmojnë të ndjeheni më afër tij.
Ju mundet të ndjeni lëvizjet e para, të quajtura “shkelmime”, midis javës së 16-të dhe 25-të të shtatzënisë.

Nëse kjo është shtatzënia e parë, mund të mos e ndjeni fëmijën të lëvizë deri në  javën e 25-të.

Në shtatzëninë e dytë, disa gra fillojnë të ndjejnë lëvizje në javën e 13-të. Studimet tregojnë se në tremujorin e tretë, fëmija lëviz rreth 30 herë në orë.

Foshnjat kanë tendencë të lëvizin më shumë në periudha të caktuara të ditës, zakonisht janë më aktivë midis orës 9 dhe 1 të darkës. Kjo rritje e aktivitetit është për shkak të ndryshimit të niveleve të sheqerit në gjak.