lindja podalike

lindja podalike

Në javën e 34-t, pjesa më e madhe e fetuseve janë të pozicionuar me kokë poshtë, por një pjesë e vogël paraqesin të ndenjurat poshtë dhe kokën lart. Kjo është paraqitje podalike. Rreth 4% e fëmijëve lindin në këtë pozicion, pra nuk konsiderohet e rrallë.

Mjeku gjithsesi mundohet që të kryejë manovra me me duar për ta kthyer fetusin me kokën poshtë.

Ndonjëherë lindja podalike mund të ndërlikohet dhe prandaj sot preferohet që procesi i lindjes të kryhet më anë të operacionit cezarian.
Gjithsesi një pjesë e madhe e fetuseve përpara përfundimit të shtatzënise rrotullohen dhe vetëm një numër i vogel i tyre lind podalikë.