Lindja podalike

Lindja podalike

Në javën e 34, pjesa më e madhe e fetuseve janë të pozicionuar me kokën poshtë, por një pjesë e vogël paraqesin të ndenjurat poshtë dhe kokën lart (paraqitje podalike). Rreth 4% e fëmijëve lindin në këtë pozicion.

Ndonjeherë, lindja podalike mund të ndërlikohet, pasi koka e fetusit mund të mbetet në pelvis. Prandaj sot parapëlqehet që, kur fetusi podalik është me peshë të madhe ose legeni i gruas është i ngushtë, lindja të përfundojë me operacion cezarian.

Gjithsesi, përpara fundit të shtatzënisë, një pjesë e madhe e fetuseve rrotullohen dhe vetem një numër i vogël mbeten podalikë.