LINDJET E PARAKOHSHME

LINDJET E PARAKOHSHME

Çdo i porsalindur që vjen në jetë para javës së 37-të të shtatzënisë quhet fëmijë i lindur para kohe.

Sigurisht që rreziku për shëndetin e fëmijës varet nga java e shtatzënisë në të cilën ndodh lindja (sa më e vogël të jetë shtatzënia aq më shumë rriten rreziqet për të).
Fëmija mund të jetë i rrezikuar për të pasur një shëndet apo zhvillim jo të mirë dhe do të ketë nevojë për përkujdesje të veçantë dhe kura intensive.
E rëndësishme është që gjatë shtatzënisë gruaja të ndjekë një stil jetese të shëndetshëm, bazuar mbi një dietë ushqimore të pasur dhe të zbatojë në mënyrë të rregullt rekomandimet e mjekut.
Shtatzënitë e shumfishta, infeksionet, sëmundjet kronike si diabeti, presioni i lartë i gjakut apo mutacione të caktuara gjenetike lidhen me tendencën për të pasur një shtatzëni premature.