LINEA NIGRA

LINEA NIGRA

Vija e shtatzënisë, e njohur si ‘’Linea Nigra’’ është një vijë e errët e cila bëhet e dukshme rreth muajit të 5-të të shtatzënisë. Ngjyra e saj, kafe e ҫelur, theksohet me zhvillimin e shtatzënisë.

Shfaqja e saj është më se normale dhe nuk ka asnjë arsye për tu shqetësuar. Sipas një studimi, mendohet se shkaktohet nga ndryshimi i balancës hormonale dhe faktori kryesor është hormoni stimulues i melanociteve, që prodhohet nga placenta.
(Melanocitet janë qeliza të pigmentuara përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës.)

Shfaqja e Linea Nigra nuk mund të parandalohet, por lajmi i mirë është se ajo zbehet deri në zhdukjen përfundimtare pas lindjes.