Linea Nigra

Linea Nigra

Vija e shtatzënisë, e njohur si ‘’Linea Nigra’’ është një vijë e kafenjtë e cila është pjesë e ciklit të shtatzënisë dhe theksohët më së shumti gjatë muajit të 5-të.

Arsyeja kryesorë e shfaqjes së saj është e panjohur por besohet se lidhet me ndryshimet hormonale si rezultat i zhvillimit të fetusit.
Në teori këto hormone do të nxisin prodhimin e melanociteve të cilat krijojnë ngjyrën e errët të lëkurës.

Prandaj gjatë shtatzënisë vërehet errësim i lëkurës përreth gjirit. Pas përfundimit të shtatzënisë dhe lindjes së bebit ulet aktiviteti hormonal dhe fillon zbehja e njollave kafe dhe e linea nigra.