LINEA NIGRA

LINEA NIGRA

Vija e shtatzënisë, e njohur si ‘’Linea Nigra’’ është një vijë e errët e cila shfaqet në bark gjatë shtatzënisë. Ajo bëhet e dukshme rreth muajit të 5-të të shtatzënisë dhe ngjyra e saj, kafe e ҫelur, theksohet me zhvillimin e shtatzënisë.

Shfaqja e saj është mëse normale dhe nuk ka asnjë arsye për tu shqetësuar. Mendohet se shkaktohet nga ndryshimi i balancës hormonale gjatë shtatzënisë. Sipas një teorie, faktori kryesor është hormoni stimulues i melanociteve që prodhohet nga placenta.
(Melanocitet janë qeliza të pigmentuara përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës.)
Shfaqja e Linea Nigra nuk mund të parandalohet, por lajmi i mirë është se ajo zbehet deri në zhdukjen përfundimtare pas lindjes.