Marrdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë

Marrdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë

Gabimisht krijohet ideja se marrdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë janë të rrezikshme. Kjo nuk është e vërtetë, madje janë të këshillueshmë si për të ruajtur një marrëdhënie të shëndetshme në çift ashtu edhe për të ndihmuar gruan që t’i kalojë sa më qetësisht ndryshimet në trupin e saj.

Për sa i përket fëmijës, nuk ka asnjë rrezik pasi fetusi është i mbrojtur nga lëngu amniotik. Përkundrazi ai mund të ketë një ndjesi pozitive që vjen si pasojë e lëshimit të endorfinës në trupin e nënës

Megjithatë ndodh që në raste specifike kur për shëmbull gruaja është diagnostikuar me rrezik aborti që të shmanget kontakti seksual pasi penetrimi mund të shtojë rrezikun për hemoragji.

Në rastet e infeksioneve vaginale gjithashtu duhet pritur derisa të zgjidhet problemi me mjekimet e caktuara nga mjeku.