Marrja e vezëve

Marrja e vezëve

Procedura e marrjes së vezëve nga gruaja është faza e dytë e ciklit të fekondimit in vitro dhe ndodh menjëherë pas stimulimit hormonal.​
Mjeku gjinekolog aspiron folikujt nëpërmjet një gjilpëre. Kjo procedurë kryhet nëpërmjet anestezisë tek gruaja ndërkohë që kohëzgjatja varion nga sasia e vezëve që merren.

Vezët e gjetura, pasi pastrohen nga qelizat rrethuese, do të mbahen në inkubator. ​Në varësi të rastit, ato mund të ngrihen dhe të ruhen për një kohë të gjatë në azot të lëngët, ose të bashkohen me spermatozoidët e partnerit duke krijuar kështu embrionet.​

Për më tepër informacione në lidhje me teknikat e fekondimit in vitro, ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333​