07 Dhj MARRJA E VEZËVE-PICK UP
Gjatë fekondimit in vitro gruaja i nënshtrohet paraprakisht stimulimit hormonal të personalizuar, për të rritur sa më shumë vezë.
Ditën që kryhet procedura e pick up-it, gruaja do të jetë nën anestezi, ndërkohë mjekët aspirojnë folikujt në secilën vezore në brendësi të të cilave janë vezët.
Vezët e gjetura pasi të pastrohen nga qelizat rrethuese, do të mbahen në inkubator.
Në varësi të rastit ato mund të ngrihen dhe të ruhen për një kohë të gjatë në azot të lëngët ose të bashkohen me spermatozoidët e partnerit.