MARRJA E VEZËVE

MARRJA E VEZËVE

Në video tregohen momente nga marrja e vezëve.

Gjatë fekondimit in vitro gruaja i nënshtrohet paraprakisht stimulimit hormonal të personalizuar, për të rritur sa më shumë vezë.

Procedura kryhet në bashkëpunim midis mjekëve në sallën operatore dhe biologëve në laboratorin ngjitur. Mjekët aspirojnë folikujt në brendësi të të cilëve janë vezët dhe biologët me ndihmën e stereomikroskopit i gjejnë ato dhe i transferojnë në terrene specifike.

Më pas vezët pastrohen nga qelizat rrethuese dhe mbahen në inkubator. Në varësi të rastit ato mund të ngrihen dhe të ruhen për një kohë të gjatë në azot të lëngët ose të bashkohen me spermatozoidët e partnerit.