10 Shk “Maska e Shtatzënisë”
Ndryshimi i tonit të lëkurës gjatë shtatzënisë është shumë i zakonshëm.
Fillon në tremujorin e parë të shtatzënisë dhe ndodh në zonat që janë edhe normalisht më të pigmentuara se të tjerat, për shëmbull nishanet ose qukat.
Në fytyrë mund të errësohet lëkura në zonat rreth buzës, hundës, faqeve dhe ballit. Duke krijuar kështu të ashtuquajturën “maskë e shtatzënisë”
Kjo dukuri ndodh për shkak të rritjes së niveleve të hormoneve estrogjen, progresteron dhe hormonit stimulues të melanociteve. Gradualisht pas lindjes lëkura kthehet në gjëndjen e mëparshme.