19 Jan Ruajtja e materialit biologjik
Problemet shëndetsore si kanceri, menopauza premature apo ndjekja e karrierës dhe mungesa e partnerit mund të çojë që një grua të nderrmarë në një moshë të avancuar hapin për të ngelur shtatzënë.
Por ju mund «të ndalni kohën biologjike» duke ndërmarrë një vendim të rëndësishëm në rininë tuaj. Ai është ruajtja e ovociteve që në të 20-tat duke patur një shkallë të lartë suksesi në çdo moment që planifikoni një shtatzëni.
Procesi i ngrirjes së ovociteve konsiston në stimulimin e vezoreve me hormone për të prodhuar vezë të cilat më pas aspirohen nga ovaret dhe ruhen në azot të lëngët në -196 °C. Këto ovocite mund të shkrihen në momentin e dëshiruar nga gruaja për t’iu nënshtruar fertilizimit dhe më pas transferimit në mitrën e gruas.
Për më tepër informacione ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar dhe për të takuar mjekun specialist.