Mbështetja psikologjike

Mbështetja psikologjike

Shumë baballarë mendojnë se roli i tyre fillon pas muajit të nëntë të shtatzënisë.
Në fakt, gjërat janë shumë më ndryshe. Edhe pse është gruaja ajo që mban fëmijën gjatë nëntë muajve, ka shumë gjëra që një baba i ardhshëm mund të bëjë, duke luajtur një rol thelbësor në gjithë periudhën e shtatzënisë.

Një ndër gjerat më të rëndësishme që një baba i ardhshëm mundet të bëj, është ti kushtoj vëmendje të veçantë anës emocionale të partneres së tij.

Bisedat rreth sportit, politikës ose ngjarjeve të përditshme mundet të kalojnë në plan të dytë.

Është domethënëse ti kushtohet interes primar temave rreth shëndetit të nënës shtatzënë, si dhe organizimit dhe përgatitjeve për ardhjen e anëtarit më të ri së familjes në shtëpi.