02 Maj Mbipesha dhe shëndeti riprodhues
Mbipesha dhe obeziteti kanë ndikim të madh në shëndetin riprodhues.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, indeksi i mases trupore më i madh ose i barabartë me 25 kg/m2, konsiderohet si mbipeshë, kurse ai më i madh se 30 kg/m2 si obezitet.
BMI-ja llogaritet duke pjestuar peshën me gjatësinë në katror.
Gratë që janë mbipeshë mund të kenë çrregullime të ciklit menstrual, problem me implantimin e embrionit në mitër dhe për rrjedhojë mundet ta kenë më të vështirë arritjen e një shtatzënie.
Nga ana tjetër në rastet kur gruaja është shtatzënë por mbipeshë, rriten risqet për abort apo komplikacione të tjera gjatë shtatzënisë si për nënën ashtu edhe për fëmijën.