02 Sht Mbiprodhimi I prolaktinës
Hiperprolaktinemia i referohet mbiprodhimit të hormonit prolaktinë (PRL), i cili stimulon prodhimin e qumështit të gjirit pas lindjes në gratë shtatzëna. Tek femrat joshtatzëna, prolaktina ndihmon në rregullimin e ciklit menstrual, ndërsa tek meshkujt ndikon në prodhimin e spermatozoidëve. Sasia e rritur e PRL-së mund të çoj në infertiltet në të dyja gjinitë duke ndikuar në hormonet seksuale si estrogjeni dhe testosteroni.
Shkaqet më të shpeshtë të hiperprolaktinemisë janë tumori në gjëndrën e hipofizës (zakonisht beninj) dhe hipotiroidizmi.
PRL mund të rritet edhe nga medikamentet që përdoren në trajtimin e tensionit të lartë të gjakut, depresionit, refluxit gastroezofagial, të përzierave (antiemetikët) dhe qetësimit të dhimbjeve (analgjezikët). Përdorimi i kontraceptivëve gjithashtu rrit shprehjen e hormonit të prolaktinës.
Diagnostikimi realizohet nëpërmjet dozimit në gjak të PRL, në gjendjen esëll dhe të qetësuar pasi stresi rrit sasinë e prolaktinës në gjak.
Trajtimi ndryshon në varësi të shkakut të sëmundjes dhe mund të jetë medikamentoz apo kirurgjikal.